"Ju flet Moska": Pse tarifa e Rrugës së Kombit është taksa "Vuçiç"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka trajtuar çështjen e rrugës së Kombit, e cila ditët e fundit është kthyer në qendër të debateve, pas vendosjes së taksës.

Myftaraj: Ngjarja më e rëndësishme e këtyre ditëve në vend kanë qenë protestat për fillimin e zbatimit nga ana e qeverisë të pagesës së tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit si dhe debati që ka ngjallur kjo çështje.

Palët kanë marrë qëndrime absolutisht të kundërta. Qeveria arsyeton drejt kur thotë se në të gjithë botën rrugë të tilla janë me pagesë. Ky është një rregull i përgjithshëm që për mirëmbajtjen e rrugës ka nevojë për pagesë, por në çdo rast ka të vecantën e vet.

Kjo rrugë e ka një të veçantë. Pra nuk mund të bëhet fjalë për zbatimin si një dosmosdoshmëri të pagesës së kësaj rruge pa u thënë e vecanta e kësaj rruge që mund ta shmangë këtë pagesë.

E veçanta e kësaj rrugë është se ndryshe nga gjithë projektet që kanë bërë vendet e rajonit, kjo është një rrugë që u ndërtua tërësisht me të ardhurat e buxhetit të shtetit shqiptar.

Kur debatohej për ndërtimin e kësaj rruge qeveria e kohës, qeveria Berisha bëri përpjekje për të marrë financim ndërkombëtar. Por të gjithë donatorët e huaj refuzuan ta marrin përsipër këtë gjë duke e quajtur projekt luksi për një vend si Shqipëria, madje madje duke nënkuptuar në pëgjigje të tyre se bëhej fjalë për një projekt nacionalist të lidhjes së Shqipërisë me Kosovën, një lloj boshti i Shqipërisë së madhe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-tarifa-e-rruges-se-kombit-eshte-taksa-vucic

Recommended