Kryebashkiaku i Kukësit refuzon Ramën: S'të takoj, lirimi i protestuesve, kusht i panegociueshëm

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lirojë urgjentisht protestuesit e arrestuar.

Në një dalje për media, Shehu tha se protesta ka qenë e qetë ndaj dhe duhen liruar të arrestuarit, ndërsa kërkoi hetim të paanshëm lidhur me protestën te pika kufitare e Kalimashit, duke theksuar se aty ka pasur dhe elementë kriminale.

Duhet dialog për tarifën e vendosur nga qeveria. Çdo acarim i mëtejshëm i situatës është i dëmshëm. Jam në krah të qytetarëve të Kukësit. Policia të vlerësojë me qetësi situatën, të mos kalojë kompetencat. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë qytetarëve, kjo kërkesë është e panegociueshme. Kukësi nuk meriton të damkoset, ne dënojmë dhunën, por i mbështes qytetarët e mi në të gjitha kauzat. Të gjithë të ruajnë qetësinë në veprimet e tyre. Qeveria të reflektojë, të bëjë detyrën dhe të mos i lërë qytetarët vetëm.

Qytetari është i fundit që mund të ndiqet dhe në gjendje të lirë. Rama urgjentisht të bëjë hetim të paanshëm. Nuk mund të arrestohen vetëm qytetarët. Në protestë pretendohet se ka pasur dhe elementë kriminalë. Të hetohet dhe bëhet transparente çdo gjë.

Recommended