Ora News - Kryebashkiaku: Kukësi është kthyer në shtetrrethim, të hiqet terrori policor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu e konsideroi shtetrrethim policor atë që po ndodh në qytetin verilindor, duke i bërë thirrje policisë që të tërhiqet.

Shehu: Situata e krijuar në Kukës nuk është normale. E para kërkoj që të shtensionohet politikisht situata, urgjentisht. Kukësi që nga mbrëmë është kthyer në shtetrrethim policor dhe i bëjë thirrje qeverisë të heqë këtë rrethim dhe terror policor.

Sot nevojitet dialog dhe sheshin i mosmarrëveshjeve për këtë rrugë dhe tarifën e vendosur nga qeveria. Çdo acarim i mëtejshëm i situatës është i dëmshëm. Sot jam në krah të qytetarëve të Kukësit pa dallime politike.

Policia të vlerësojë me maturi situatën dhe të ruaj ekuilibrat dhe të mos kalojë kompetencat ligjore.

Të bëhet transparencë e plotë për fatin e qytetarëve të arrestuar.

Kërkoj lirimin e menjëherë e të gjithë të arrestuarve gjatë 24 orëve të fundit dhe kjo kërkesë është e pa negociueshme.

Ne nuk jemi për dhunë, dënojmë çdo akt dhune ngado vjen ajo.

Unë i bëj thirrje qytetarëve për ruajtjen e qetësisë dhe më kryesorja i kërkojmë qeverisë të reflektojë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-kukesi-eshte-kthyer-ne-shtetrrethim-te-hiqe-terrori-policor

Recommended