Shkodra feston të Premten e Madhe, Arqipeshkvi imzot Angelo Massafra jep mesazhin e Pashkëve

  • 6 years ago
Në vigjilje të festës Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-pult imzot Angelo Massafra ka dhënë mesazhin e pashkëve. Ai i kërkon qytetarëve të Shkodrës e më gjerë të mos e gjejnë zgjidhjen e problemeve tek largimi nga vendi. Ndërsa kërkoi lutje dhe solidaritet për familjet e përmbytura te cilët festojne Pashkën me vështirësi social-ekonomike.

Në mbrëmjen e së premtes besimtarët katolikë në Shkodër kanë festuar Pashkët, ritualin që njihet si e Premtja e Madhe e Udhës së Kryqit, ku është përkujtuar vuajtja dhe sakrifica e Jezu Krishtit në kryq. E Premtja e Madhe shoqërohet me lutje, heshtje e agjërim nga besimtarët katolik.

E ndërsa Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, uroi të gjithë besimtarët katolikë e ortodoksë në festën e Pashkëve, e në veçanti i ftoi besimtarët të luten për familjet që po vuajnë pasojat nga përmbytjet, Arqipeshkvi u shpreh: ?Të mos harrojmë se jemi duke festuar këtë Pashkë brenda Vitit Jubilar për 550- vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, dashuria e të cilit për Krishtin dhe Atdheun e vet janë ende gjallë dhe të pranishëm në shpirtin e çdo shqiptari. Gëzuar Pashkën të gjithë katolikëve, ortodoksëve. Urime të gjithëve?, ka uruar, Aripeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra.

Recommended