Ora News - “Bota turke me ngjyrat e saj"- Koncert në kuadër të festimeve të Novruzit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të festimeve të Novruzit, festë që lajmëron ardhjen e pranverës, Instituti Junus Emre dhe Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke, të mbështetur nga ambasada turke në tiranë, organizuan koncertin ?Bota Turke me gjithë ngjyrat e saj?. Ishin 70 artistë nga 11 shtete të cilët performuan kngë dhe valle të kulturave të tyre.

Koncertin e përshëndeti kryekëshilltari i Presidentit të Republikës së Turqisë dhe ish-ministër i Kulturës dhe i Turizmit,Yalç?n Topçu.

Topçu: Në këtë koncert do te shikoni se si Turqit kanë sjellë vëllazërinë, paqen dhe sigurinë nga Azia në vendet e tjera gjeografike. Do shikoni qytetërimin Turk. Rroftë Shqipëria dhe Turqia, vëllazëria jonë të vazhdoje dhe do të jetë e përjetshme.

Në koncert mori pjesë ambasadori turk në Tiranë Murat Ahmet Yörük, personalitete të lartë të politikës dhe institucioneve fetare Shqiptarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bota-turke-me-ngjyrat-e-saj-koncert-ne-kuder-te-festimeve-te-novruzit
Recommended