Report TV - Dëshmia, ja si maskat më ndoqën me motorr dhe më grabitën 25 mijë € te Komuna e Parisit

  • 6 years ago
25 mijë euro iu morën punonjësit të një firme ushqimore dhe transporti në grabitjen që ndodhi ditën e mërkurë në Tiranë. Dëshmia e punonjësit Adem Spaiu ka zbuluar se dy grabitësit me motorr e kanë ndjekur atë përgjatë rrugës që ka bërë për te banka.

Zbardhet shuma e grabitur para një banke te nivelit të dytë, ditën e mërkurë në Tiranë. Punonjësi I firmës Adem Spaihu që u grabit në dëshminë që ka dhënë në Polici, është shprehur se kishte në qese 25 mijë euro dhe do të bënte disa pagesa në emër të kompanisë ku punonte. Një shumë e konsiderueshme parash, çka ngre dyshime nga hetuesit se dy personat me motor kanë patur dijeni për paratë që po transportoheshin. Kjo edhe për faktin se dy grabitësit e maskuar dhe me motorr e kanë ndjekur Adem Spahiun përgjatë rrugës që ai ka bërë për te banka.

?Pashë që dy persona po qëndronin pas makinës time rrugës kur po shkoja në Bankë, por nuk e mendova se ata do me grabisnin. Kur parkova makinën te banka te Komuna e Parisit dola dhe në dorë mbaja qesen më para. Sapo dola nga makina mu afrua njëri nga grabitësit, më qëlloi me shpullë dhe në dorë mbante një shufër hekuri. Më mori qesen duke më kërcënuar dhe u larguan me motorr?, - ka thënë në dëshminë e tij Adem Spahiu.

Recommended