Fshati shqiptar që ‘fle’ mbi minat serbe, dëshmi ekskluzive në BOOM nga fshati Letaj i Hasit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli sot dëshmi të rralla nga fshati Letaj në Has, dhe filmime të minave serbe të cilat vazhdojnë ende të shkaktojnë tragjedi. Përveç kësaj, banorët ankohen se shumë prej tyre kanë vdekur dhe janë me simptoma të panatyrshme dhe të panjohura më parë. Banorët e kësaj zone kërkojnë thjesht që shteti dhe institucionet kompetente të kontrollojnë zonën dhe të bëjnë matje për lëndë radioaktive.

Fshati Letaj i Hasit ka qenë pre e agresionit te ushtrisë serbe pergjatë vitit 1999, kohë në të cilen u zhvillua lufta e Kosovës.

Dëshmi eksklulzive të sjella nga emisioni "BOOM" tregojnë sesi ushtria serbe ka bombarduar territorin shqiptar.

Xhevat Koka: Filloi një bombardim i keq, i tmerrshëm serbi. Na lëshonte 50 predha në ditë. Nga ora 5 deri në 7 e kemi pasur këtu gjithë pluhur nga minat.

Gëzim Koka, drejtor i shkollës së fshatit: Fshati ynë ka qenë pre e bombardimeve serbe të vazhdueshme. Mund të kishte ditë që binin 100-200 predha. Vetëm godina kishte mbetur në këmbë, nuk kishte dyer, dritaret i kishte prishur presioni që kishte shkaktuar predha, amzat, regjistrat i kemi gjetur pjesën më të madhe në oborr.

Dhjetra banorë të ketij fshati kanë humbur jetën, dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasoje e minave nëntokesore të vendosura brenda fshatit nga forcat ushtarake serbe.

Banori: Në vitin 2001 ka humbur jetën djali im dhe djali i vëllait tim. Kanë humbur jetën nga minat që janë vënë nga forcat serbe nga këtu ku jemi ne deri në 50 metra. Ata kanë qenë me bagëti dhe u kanë shpërthyer minat.

Banori: Fatkeqësia ime më e madhe është se kam humbur babain, ai ka vdek nga minat e serbëve por sot kemi prapë frikë. Nuk jemi të zotët as të punojmë, as të dalim me bagëti në mal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fshati-shqiptar-qe-fle-mbi-minat-serbe-deshmi-ekskluzive-ne-boom
Recommended