Pa Gjurmë- Gazetarët gjejnë këngëtarin Renato Hamza? Video dhe dëshmi ekskluzive

  • 6 years ago
Pjesa e e dyte Dt 20 Nentor Ajo rrëfen gjithashtu se ka biseduar më Renaton i cili ka pranuar se është ai personi i deklaruar i zhdukur, por ka hezituar të japë përgjigje se pse nuk kthehet në familje atje ku la bashkëshorten dhe vajzën e tij, tashmë 4 vjeçe.

Dëshmitarja për stafin e "Pa Gjurmë": Është ky (tregon videon). Më ka shërbyer kafen. Dhe i kam thënë ti je Renato? A e di që të kërkon familja? Por më është përgjigjur: Ata e dinë shumë mirë pse nuk shkoj unë në familje.

Stafi i "Pa Gjurmë" ka shkuar në Durrës në lokalin ku dyshohet se është parë Renato. Por lokali ishte i mbyllur. E pranishme në emisionin "Pa Gjurmë", nëna e Renit u shpreh se në profil personi në video ngjason me djalin e saj. Apeli i saj ishte që i biri të kontaktojë me familjen e tij dhe t'u thotë të paktën se është gjallë.

Renato rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë.

Recommended