Influencat ruse në Shqipëri, kreu i SHISH Helidon Bendo, raporton përpara Komisionit të Sigurisë

  • 6 years ago
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo ka raportuar përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare për tre orë mbi veprimtarinë e inteligjencës shqiptare gjatë vitit 2017. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në të morën pjesë vetëm deputetë me certifikatë sigurie.

Burime për Report TV pohojnë se Bendo është pyetur për rrezikun rus në Shqipëri, një ditë pasi Shqipëria, si shumica e vendeve të NATO-s shpalli ?non grata? dy diplomatë rusë. Mësohet se Bendo ka mohuar të ketë influenca të qarta ruse në vendin tonë, por ka pranuar se ka tendenca të tilla për të ndikuar në vendin tonë dhe se shërbimi është vigjilent ndaj këtyre çështjeve.

Report Tv ka mësuar gjithashtu se Helidon Bendo u pyet nëse Shërbimi Informativ ka informacion për lidhje të mundshme të politikanëve apo familjarëve të tyre me 613 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit. Kreu i SHISH nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë pyetje, por është shprehur se sfida me narkotikët është prioritet i Shërbimit Informativ.

Bendo është pyetur nga opozita nëse eksiton ose jo një raport sekret i shërbimit i cili rendiste 124 drejtues të lartë të policisë së shtetit si të lidhur me trafikun e drogës. Kreu i SHISH as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar ekzistencën e një raporti të tillë.

Recommended