Report TV - Panucci: Mbrëmë s’kam fjetur, Norvegjia ishte një leksion i mirë

  • 6 years ago
Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka paralajmëruar ndryshime pas humbjes në miqësoren me Norvegjinë një natë më parë në "Elbasan Arena". Panucci tha se kishte kaluar një natë jo të qetë dhe se kishte fjetur shumë pak pas kësaj humbje.

"Kam bërë eksperimente, futa në fushë shumë lojtarë të rinj dhe besoj se nga sot e deri në qershor ishte e drejtë të provoja dhe kuptoja nëse ndonjë lojtar i ri mund të jetë pjesë e grupit të Kombëtares. Kam nxjerrë më shumë mësime nga kjo humbje sesa nga fitorja e ndeshjes miqësore me Turqinë sepse si staf kemi kuptuar shumë gjëra. Mua nuk më pëlqen të humbas asnjëherë dhe shpresoj që edhe lojtarëve të mos u pëlqejë të humbasin. Unë nëse nuk fitoj nuk më zë gjumi dhe mbrëmë kam fjetur pak dhe e përsëris që nga kjo ndeshja nxora shumë mësime. Ramadani dhe Bare bënë një ndeshje të mirë ndërsa Kamer Qaka ishte i emocionuar".

Christian Panucci, trajner i kombëtares
Duke paralajmëruar ndryshime në ekipin kombëtar, Panucci tha se nuk do kthehet pas. "Nuk kthem mbrapa, nuk tërhiqem, kam disa ide për ekipin në të ardhmen. Një opsion është për të luajtur 4-3-3. Në miqësoren me Zvicrën do të bëjmë disa ndryshime", tha Panucci duke ngritur shqetësimin se disa prej lojtarëve të ekipin kombëtar ndër ta edhe Armando Sadiku, nuk aktivizohen me klubet e tyre.

Recommended