Helmimi i ish-spiunit në Britani, Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë

  • 6 years ago
TIRANE-Shqipëria ka shpallur ?non grata? dy diplomatë rusë pas përplasjes mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Dy diplomatët që janë dëbuar nga Shqipëria janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Me vendimin e sotëm Shqipëria u bashkohet vendeve të aleancës së NATO-s, që vendosën sanksionet pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani, gjë për të cilën akuzohet Moska.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se veprimtaria e dy diplomatëve rusë në Shqipëri nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik. Nota verbale i është komunikuar ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Aleksander Karpushin.

?Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i?u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik?

Recommended