Report TV - Paradoksi në Shkodër, përmbytje dhe bllokim nga bora

  • 6 years ago
Situate paradoksale ne Shkodër, nën Shkodra përballet me përmbytje masive, ndërsa mbi Shkodra mbulohet nga bora duke u bllokuar disa akse.

Drejtori i emergjencave civile ne Prefekturen e Qarkut Shkoder Pllumb Dani tha se aksi Bogë ?Theth është sërish i bllokuar po ashtu dhe rruga e Dukagjinit e nga ana tjetër probleme me reshjet e bores janë shfaqur dhe ne Puke e Fushe Arrëz.
Aksi Tamarë Vermosh ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e rrëshqitjes së dherave, ndërkohe që ka pasur problemeve edhe sa i takon bllokimeve nga dëbora. Kështu edhe pse jemi në një situate emergjence të padeklaruar në Shkodër sa i takon përmbytjeve, vëmendje kërkojne dhe zonat malore të cilat dhe në pranverë izolohen nga bora.