Report Tv - Erozioni nga lumi Fan, rrezikohen banesat në fshatin Rreth i Epërm
  • 6 years ago
Prej shumë kohësh Lumi Fan ka gërryer siperfaqe të medha tokash në brigjet e tij. Si pasoj e erozionit të madh lumi i është afruar edhe banesave në fshatin Rreth i Epërm. Banorët e zonës thonë se ky fenomen ka filluar para disa vitesh, kur firma që ka kryer punimet e autostradës, të gjitha inertet që nxirrte i hidhte në lum, duke ngushtuar ndjeshem seksionin e lumit Fan. Me shirat e rena ditet e fundit gjendja është përkeqësuar ndjeshëm..
Pushteti lokal ne Mirdite i pati kerkuar, qe inertet e nxjerra ti hidhte nepër xhepa, jasht shtratit të lumit, por kjo gjë nuk është marrë parasysh.
Recommended