Report TV -Qese të mbushura me pula të ngordhura nga Fieri, si po ndotet lumi Buna
  • 5 years ago
Shqipëria i është përgjigjur protestës nga Mali i Zi për ndotjen e madhe që po i shktohet lumit të Bunës.

Siç bëjnë me dije autoritet e Malit të Zi, janë mbi 100 qese, që brenda tyre ishin pula të ngordhur, çka ka bërë që të ngrihet alarmi për ndotjen e lumit Buna. Ndërkohë pala shqiptare gjatë gjithë ditës së sotme strukturat e Bashkisë së Shkodrës në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse si Inspektoriati Shtetëror Veterinar, Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Policia e Shtetit dhe Prefektura Shkodër, kanë vazhduar punën për evidentimin, groposjen dhe dezinfektimin e shpendëve të hedhur në lumin Buna nga persona të papërgjegjshëm.

Puna është përqendruar përgjatë bregut të Bunës nga Darragjati i Dajçit deri në Pulaj të Velipojës. Deri tani janë groposur rreth 100 shpend (pula) në shtatë vend- groposje.

Report Tv ka mundur të sigurojë edhe pamjet gjatë aksionit të pastrimit, ku shihet se pulat janë mbështjellur me një letër ku shkruhet Fabrika e Ushqimeve për Blegtorinë Driza. Ky subjekt rezulton të jetë një pulari në qytetin e Fierit. Por ende nuk dihet se si zogjtë e pulat që ishin futur në këto qese kanë përfunduar në lumin Buna.

Në lidhje me ndotjen e lumenjve dhe në veçanti me lumin Buna ka reaguar edhe ministri Blendi Klosi i cili ka thënë se personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi deri në heqjen e lirisë.
Recommended