Report TV - Alpha Bank dhuron shtëpi për familjen e varfër Buci

  • 6 years ago
Alpha Bank Albania, në bashkëpunim me Fondacionin ?Fundjavë Ndryshe?, mundësoi një ambient banimi për një familje në nevojë ekonomike dhe me vështirësi strehimi. Shtëpia e re është e ndërtuar me material cilësor, si dhe e izoluar nga zhurmat, temperaturat dhe lagështira.

Thirrjes për mbështetje iu bashkua jo vetëm Alpha Bank Albania si institucion por i gjithë stafi i saj duke dhuruar një shumë të konsiderueshme e cila shërbeu për mobilimin e shtëpisë.

Gjatë ditës së inaugurimit të shtëpisë, Arbër Hajdari, Drejtor i Fondacionit ?Fundjavë Ndryshe? shprehu vlerësimin e tij maksimal për Alpha Bank Albania e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme thirrjes së tij publike për mbështetje për familjen Buci dhe realizoi blerjen dhe vendosjen e shtëpisë brenda vetëm 10 ditëve.

Ndërsa Erjona Çela, Drejtore e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania tha: ?Dita që u transmetua thirrja për ndihmë për familjen e Burbuqe Bucit ishte një ditë që ka trishtuar të gjithë ne që pamë kushtet ku jetonte kjo familje.

Ndërkohë dita e sotme ka qenë një ditë plot emocione të bukura për të gjithë ne, pasi sot bëmë të mundur që kjo familje të fillojë një kapitull të ri në jetën e saj. Gjithashtu na gëzon pa masë fakti që tashmë të tre fëmijët e saj do të kenë mundësi të studiojnë në të njëjtat kushte si shumë bashkëmoshatarë të tyre për të siguruar një të ardhme më të ndritur??.

Recommended