Rasti në Report Tv, Leli në familjen e varfër në Vlorë: Do ju ndërtojmë shtëpi të re

  • 6 years ago
Dy javë pasi Report Tv solli në vëmendje gjendjen e mjerueshme në të cilën jeton familja Stefo në fshatin Dëllenjë të Vlorës, kryebashkiaku Dritan Leli ka vizituar këtë banesë dhe anëtarët e familjes.

Përveç se për t?i parë ku jetojnë dhe cilat janë kushtet reale të përditshmërisë së tyre, Leli u dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë puna për një shtëpi të re, e cila do të jetë streha e sigurt për familjarët, të cilët janë edhe me probleme shëndetësore.

Deri sa kjo të realizohet, familja do të zhvendose në një banesë tjetër, qiranë e së cilës do e paguajë bashkia. Familja e Lefter dhe Adelina Stefos kanë kërkuar edhe më parë ndihmë duke trokitur edhe nëpër institucione, por gjithçka mbeti vetëm ankesë.

Problemet mendore të së bijës e kanë bërë më të vështirë gjendjen e tyre, ndërsa duket se më në fund ka ardhur një dritë shprese edhe për ta. Report Tv do ta ndjekë rastin e tyre, derisa të akomodohen në shtëpinë e re.

Recommended