25 vite burg, Gjykatën Kushtetuese pranon ankimin e Dritan Rexhepit

  • 6 years ago
I njohur si mjeshtri i arratisjeve dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në vitin 1999, Dritan Rexhepi një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare arrin të fitojë në Gjykatën Kushtetuese të drejtën për tu rigjykuar nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Rexhepi prej më shumë se 2 vitesh ndodhet i arrestuar në Ekuador me dyshimet se është i përfshirë në trafikun e kokainës, por kjo se ka penguar që nëpërmjet avokatëve të tij në Shqipëri ai të fitoj një proces gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese.
Prej më shumë se një dekade Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t?u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

ReportTv ka mundur të sigurojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku është vendosur pranimi pjesërisht i padisë së tij dhe shfuqizimi i vendimit të Kolegjit penal të Gjykatës së Lartë e cila më parë s?kishte pranuar rekursin e Rexhepit.

Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë.

Ai kishte arritur të arratisje nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndlauar në vitin 2006, dhe në vijim Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli.

Recommended