Denoncimi në BOOM: Kërkon t’i dhurojë pronën të birit, tatohet 6 mln lekë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka sjellë rastin e një banori të Shkozetit në Durrës, i cili kërkon t?i dhurojë pronën djalit të tij. Por shqetësimi i Fatmir Mukës është pasi i kanë kërkuar 6 milionë lekë në Hipotekë plus dhe tarifat noteriale.

?Kam bere lejen e legalizimit dhe kam marrë dhe çertifikaten e pronësisë. Më kanë kërkuar 6 milionë lekë e më tepër për të paguar në Hipotekë plus dhe tarifat e noterit . Me pension jemi ne dhe nuk e perballojmë dot?, tha Fatmir Muka.

Zyra noteriale sqaroi se duke iu referuar tarifave për shërbimet noteriale zotit Fatmir i duhet që të paguajë 490 mijë lekë të vjetra për të bërë akt dhurimin. Por problemi është kur dokumentat dorëzohen në Hipotekë që I duhet të paguajë 6 mln lekë.

Por BOOM iu drejtua edhe Dhomës Kombëtare të Noterisë, ku nënkryetari Fatmir Laçej sqaroi se për të bërë shitje apo dhurim të një prone personi tatohet me vlerën 15%.

?Ka shumë prindër apo vëllezër e motra që duan të dhurojnë tek familjarët e tyre prona. Sot me dispozitat në fuqi si shitja ashtu edhe dhurimi tatohen me vlerën 15% . Nuk ka dallim mes shitjes dhe dhurimit. Dhurimi brenda famjljes është i tatueshëm si t?ia dhurosh dikujt jashtë familjes. Mjeti i fundit ligjor në favor të tyre është testamenti. Por ka ngerçin e tij pasi në dispozitat ligjore për trashëgiminë kemi nenin 379 i kodit civil që bën fjalë për rezerven ligjore ku asnjë nga trashëgimtaret nuk mund të cënoj dëshiren e trashëgimlënësit. Per fat të keq vullneti i fundit i tij nuk realizohet pasi ky testament nesër ështe totalisht i atakueshem nga trashëgimtarët e tjerë të kësaj familje?, tha Fatmir Laçej nenkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Shqetësimin e zotit Fatmir Muka BOOM e përcolli edhe tek Ministria e Financave tha mori këtë përgjigje:

Ligji ?Për tatimin mbi të ardhurat? ka parashikuar tatimin në masën 15 % për të ardhurat personale të realizuara nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme nënkupton shitjen e pasurisë së paluajtshme nëpërmjet kontratës së shitjes, si dhe dhurimin e pasurisë së paluajtshme nëpërmjet kontratës së dhurimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/denoncimi-ne-boom-kerkon-ti-dhuroje-pronen-te-birit-tatohet-6-mln-leke

Recommended