Ora News - Vlorë, tentojnë ti vjedhin makinën policit por përplasen me shtyllën elektrike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tentativa për vjedhjen e një automjeti ka përfunduar me aksident. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 korriku" në Vlorë. Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar t?i vjedhin makinën një punonjësi të policisë, por gjatë arratisjes kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.

Një automjet tip ?Mercedes-Benz? është përplasur në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor në lagjen '10 korriku' të qytetit të Vlorës.

Automjeti me targa VL 9861 B, ishte në pronësi të një punonjësi policie, ndërsa është grabitur nga persona të paidentifikuar ende nga policia.

Këta të fundit janë përplasur me një shtyllë korenti, ndërsa për të humbur gjurmët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në afërsi të vendit të aksidentit, por dhe në brendësi të mjetit janë gjetur njolla gjaku, që tregon se personat që kanë grabitur mjetin janë plagosur pas përplasjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlore-tentojne-ti-vjedhin-makinen-policit-por-perplasen-me-shtyllen-elektrike

Recommended