“Lakuriqi i Nates” me Saimir Pirgun

  • 6 years ago
Për historinë e muzikës austriake ?Lakuriqi i natës? është opereta më e famshme. Në skenën tonë ajo nuk është e panjohur. Hera e parë ishte me Paul Flieder, e dyta me Renato Zanella që bën koreografin dhe regjisorin.

Për ta kujtuar, ?Lakuriqi i Natës? është historia e Eisenstein. Në festën e vitit të ri ai duhet të ishte në burg pasi goditi një oficer policie. Atë mbrëmje pasi e gënjeu bashkëshorten, Rosalinde, shkon në ballon me maska të princit bujar Orlofsky. Ajo e di këtë dhe e ndjek duke u prezantuar në festë si një konteshë hungareze. Pas identiteteve të rreme, Eisenstein, përpiqet të joshë konteshën pa e ditur që pas maskës është bashkëshortja e tij.

Kësaj farse nën tingujt e kompozuar nga Johann Strauss II, italiani Renato Zanella i vesh edhe elementë shqiptar.

"100 vite histori Shqipëri-Austri do të vijë përmes disa elementëve në kostumet e artistëve. Gjithashtu dialogjet mes protagonistëve, mund ta quajmë pjesët teatrale do të jenë në Gjuhën Shqipe dhe jo në gjermanisht. Kështu që më është dashur të kuptojë këngëtarët përmes gjuhës së trupit".

Në skenë do të këndojë edhe tenori me një karrierë të konfirmuar në skenat më të njohura të botës, Saimir Pirgu.

"Saimir Pirgu në këtë vepër nuk ka një rol. Ai është i ftuari i veçantë i princit rus Orlofsky që fton në mbrëmjen e tij një personalitet të famshëm për të kënduar, siç edhe tenori në jetën e vërtetë është. Pra ai vjen si Saimir Pirgu dhe do të këndojë tre arie që nuk kanë lidhje me operetën".

Në gjithë angazhimin e operas, baletit dhe korit e vetmja vështirësi për regjisorin është: "Është e vështirë të mbash publikun për tre orë, që të mos flejë gjumë dhe për më tepër ta mbash atë me të qeshura, sepse e tillë është vepra. Përgjegjësi e madhe. Nuk po arrij të flejë gjumë".

Nga fundi i Marsit deri në 3 Prill ?Lakuriqi i Natës? do të strehohet në Pallatin e Kongreseve.

Recommended