Report TV - Rrëshqitje dheu,bllokohet njëri kah i aksit Gjirokastër-Tepelenë

  • 6 years ago
Moti i keq është shoqëruar me probleme në Gjirokastër. Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në njërin kah të rrugës.

Për këtë arsye, qarkullimi po bëhet vetëm me një krah. Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur në vendin e quajtur ?Shkalla e Zezë?, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar lëvizjen e makinave.

Shkak për rrëshqitje e dherave nga lartësia është bërë terreni shtufor i paqëndrueshëm.

Recommended