Ora News - Zbardhet skema si u trafikuan 1 mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria ka zbardhur skemën se si funksiononte dërgesa e parave nga grupi që merrej me trafikun e klandestinëve nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Britanine e Madhe.

Grupi hetimor ka vërtetuar se paratë leviznin nga Europa dorazi, ose me anë të agjencive të transfertave që me pas çonin në Amerikën Latine ku atje kishin shkuar më parë klandestinet. Klandestinet leviznin me pasaporta dhe viza të falsifikuara. Ndërkohë që trafikantët mesohet se përdorin tre agjensi turistike per te siguruar emigrante njera prej te cilave ne Tirane dhe dy ne Lezhe

Nga hetimet ka rezultuar se për çdo person që donte të shkonte në shtetet e sipërpërmendura paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Ndërkohë që pas arrestimit të 39 personave ne Shqipëri katër prej te cileve efektiv të policisë 12 të tjerët rezultojnë te shpallur ne kërkim mes te cileve edhe dy bullgar jetojnë jashtë shqipërise dhe shërbenin si prites të klandestinëve.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Operacioni i zhvilluar në Shqiperi nën drejtimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beci, ka patur jehonë edhe ne mediat ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbardhet-skema-si-u-trafikuan-1-mije-shqiptare-ne-shba-kanada-dhe-britani#.Wq6CQCQbbNQ.facebook

Recommended