Presidenti Meta intervistë për median greke: Vija e kuqe e Kushtetutës për marrëveshjen detare

  • 6 years ago
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një intervistë për mediat greke për marrëveshjen e pritshme për kufirin detar ka deklaruar se Kushtetuta dhe vendimi i gjykatës në 2010 është vija e kuqe. Ai ka theksuar se është pro arritjes së një marrëveshje me Greqinë që do të zgjidhte përfundimisht këtë çështje dhe që nuk do të kishte më revokime nga palët.
?Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë me rëndësi të madhe dhe strategjike. Kjo axhendë përfshin çështje të trashëguara nga e kaluara dhe të tjerët nga e tashmja, të cilat janë të një interesi të përbashkët. Unë e mirëpres faktin që ka një qëllim të mirë për t'u ulur dhe për të diskutuar të gjitha këto çështje, me shpresë se ato janë adresuar në mënyrën më efikase.

Recommended