Abrahams: Lobimi Rus për PD,James Baker do të shokohej, ja si Sali Berisha më bëri agjent të UDB

  • 6 years ago
Fred Ambrahams autori amerikan i librit Shqipëria Moderne-Nga Diktatura në Demokraci drejt Europës, në një intervistë për Shqiptarja.com kalon në skaner zhvillimit më të fundit politike në Shqipëri, përfshirjen e mundshme të Rusisë duke paguar në favour të një lobimi të PD në Washington. Abrahams në analizën e tij përmes përgjigjeve shprehet se jemi përpara mungesës të mekanizmave të efektshme raportuese se si mbulohen fondet politike si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA.

Abrahams të cilit iu deshëm plot 15 vite kërkime dhe intervista të pafundme për librin e tij, pagesën e dyshuar ruse në lobimin që favorizon në PD në Washington, shpreh mendimin se e gjithë kjo është e rrezikshme për Shqipërinë pasi kjo e çon ndarjen blu-të kuq në terma të dyzuara: Perëndimi kundër Lindjes, demokracia kundër autokracisë. ?Realiteti është më i ndërlikuar? thotë ai. Abraham mbërrin në përfundimin se shqiptarët nuk duhet ti shikojnë gjërat bardhë e zi pra Basha më i keqi në këtë histori një ?djallë? dhe Edi Rama një ?engjëll?.

Recommended