Ora News - Akuzat për lobim rus propagandë, Alibeaj flet edhe për zërat kundër Bashës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cilësoi propogandë dhe gënjeshtra akuzat për kontratat e lobimit.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Alibeaj tha se Partia Demokratike ka bërë vetem dy pagesa dhe këto janë të raportuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Alibeaj: Asnjë para, lekë, dollarë, euro më tepër sesa 125 mijë dollarë.Së dyti, janë të deklaruara sipas ligjit shqiptar në institucionet shqiptare, KQZ. 125 mijë, as më pak dhe as më shumë.

Alibeaj foli dhe per procesin e ristrukturimit të Partisë Demokratike dhe zerave kunder Lulzim Bashes.

Alibeaj: Sa herë që ka kritikë, keqkuptime, pakënaqësi, çdokush i cili ka kontribute historike apo rishtare në këtë parti do të duhet të ketë të drejtën, mundësinë, hapësirën, lehtësinë për të konkuruar. Vota e bazës ëhstë ajo që do të përcaktojë dhe që besoj është gjyqtari më i paqortueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akuzat-lobim-rus-propagande-alibeaj-flet-edhe-zerat-kunder-bashes

Recommended