Shpallet ne kerkim nderkombetar Arber Cekaj

  • 6 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Arbër Çekajn, pronar i kompanisë "Arbri Garden". Në kontenierin me banane që kjo kompani kishte porositur në Kolumbi u gjetën 613 kilogramë kokainë.
Pas këtij vendimi, 41-vjeçari është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Vendimi i gjykatës është marrë në Dhomën e Këshillimit. Me pas ai i është dërguar Prokurorisë, e cila ia ka përcjellë Policisë së Shtetit për të kryer procedurën e shpalljes në kërkim.
Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Çekaj dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.
Sasia rekord e drogës u sekuestrua në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, më 28 Shkurt gjatë kohës që filloi shkarkimi. Por sipas sistemit TIMS, 41-vjeçari kishte dalë nga territori shqiptar katër ditë para se kryhej aksioni i policisë, me destinacion Gjermaninë.
Çekaj reagoi në media për rastin, duke sqaruar se do kthehet në vendin tonë për t'u përballur me akuzat, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Për këtë rast, policia ka arrestuar Donald Lushajn, menaxherin e kompanisë dhe Armando Pezakun, shoferi që transportoi ngarkesën nga porti i Durrësit drejt magazinave në Maminas. Të dy të rinjtë kanë mohuar përfshirjen në trafik.

Tv Klan

Recommended