Veliaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe prezanton projektin e Bulevardit të Ri të Tiranës

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar financimin e një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin dhe thithjen e investitorëve të huaj në Tiranë. Ai zhvilloi takime shumë të rëndësishme me gjigantët e Masdar dhe Emaar, të cilët i ftoi të investojnë në projekte të ndryshme në Tiranë, si dhe i njohu ata me lehtësirat dhe klimën e favorshme të të bërit biznes në kryeqytet. Gjatë vizitës së tij, Veliaj u prit në një takim të veçantë nga Mohammed Saif Al Suwaidi, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, me të cilin bisedoi financimin e projekteve konkrete si sheshi fundor i Bulevardit të Ri, Parku Qendror dhe ndërtesën e re të Bashkisë. Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e dhënë nga miqtë e Fondit të Abu-Dhabit, për financimin e projektit të Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës dhe theksoi se Tirana është gati për një partneritet të ri për realizimin e projekteve të tjera zhvilluese.

Recommended