Tiranë, shpërthim i fuqishëm eksplozivi në një banesë në Kombinat, flet dëshmitari

  • 6 years ago
Një shpërthim i fuqishëm me 300 gr eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit, në Kryeqytet, duke krijuar panik te qytetarët. Report Tv mësoi nga të dhënat e para se i është vënë eksploziv te dera e banesës shtetasit Klaudio Uka.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Koço Poro?, ku Report Tv mësoi se dyshohet që autorët të kenë vendosur 300 gr eksploziv te dera e jashtme e banesës. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, sa banesës i janë thyer dritaret dhe dyert, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në katër banesa të tjera.

Recommended