Shperthim i fuqishem tritoli ne Tirane | Lajme - News

  • 3 years ago
?I ngjashëm me një akt terrorist, një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në urën e ish-Nisharakut në Tiranë. Objekt i atentatit me shpërthim të telekomanduar ka qenë Preng Gjini?.

Këto janë pamjet menjëherë sapo makina e Preng Gjinit shpërtheu. Lënda eksplozive ishte vendosur poshtë automjetit të tij. Preng Gjini ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Truamës. Nga shpërthimi janë plagosur edhe dy persona të tjerë, një shtetas italian dhe një fëmijë që po kalonin mbi urë ku ndodhi atentati.

Policia dyshon se një person e ka ndjekur Preng Gjinin dhe më pas ka kryer shpërthimin nëpërmjet telefonit.

Në zonën e Tiranës së Re u krijua kaos me qytetarë të trembur nga ajo se çfarë panë, ndërkohë që zhurma e shpërthimit është dëgjuar deri në Kombinat.

Fillimisht ishin qytetarët që e ndihmuan Preng Gjinin të dilte nga makina.

Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, i cili u vra në mes të Rrëshenit, në Gusht të 2019-s. Shkak i atentatit dyshohet se është hakmarrja. Sipas Drejtori të Policisë Tiranë, bëhet fjalë për një konflikt mes dy fiseve në një qytet tjetër.

Burime nga policia saktësojnë se shkaku i atentatit ka lidhje me disa vrasje që kanë ndodhur në Mirditë vitet e fundit. Për këtë shkak forca të shumta policie janë nisur drejt Mirditës për të kryer kontrolle.

Spitali i Traumës konfirmoi se Preng Gjini iu nënshtrua një operacioni, por ende vijon në gjendje të rëndë për jetën.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended