Ora News - Gjermania jep 6 milionë euro për nxitjen e punësimit dhe arsimin profesional

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjermania ka ofruar një shtesë fondi prej 6 milion eurosh për të nxitur arsimin profesional dhe njëkohësisht punësimin në Shqipëri. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave opozita ngriti si shqetësim faktin e personave të larguar nga vendi si pasojë e papunësisë dhe dështimin e qeverisë për nxitjen e arsimit profesional. Por për zv/Ministren e Financave kohët e fundit në vend është vënë re rritje e punësimit të personave me arsim profesional.

Opozita ka kritikuar qeverinë se nisma e saj për të nxitur arsimin profesional dhe nëpërmjet tij punësimin ka dështuar.

Gjatë diskutimit të marrëveshjes në bazë të së cilës Gjermania ofron 6 milion euro për nxitjen e punësimit dhe arsimit profesional, Jorida Tabaku, tha se shifrat tregojnë se nuk ka asnjë përmirësim përsa i përket punësimit.

Nënkryetrja e Komisionit ngriti si shqetësim edhe largimin e të rinjve me arsim profesional.

Tabaku: Strategjitë për arsimin profesional, të paktën nga të dhënat që pashë, në arsim profesional janë 28-30 % e personave që ndjekin një arsim të mesëm. Është pothuajse e njëjta shifër që ka qenë historikisht trendi me pak ulje dhe ngritje të paktën në 15 vitet e fundit. Ndërkohë që të dhënat e INSTAT për tremujorin e fundit të 2017 tregojnë një rënie të punësimit për kategorinë 15-29 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjermania-jep-6-milione-euro-nxitjen-e-punesimit-dhe-arsimin-profesional

Recommended