Gjiknuri pyetet per abuzimet me rrugen Tirane-Elbasan

  • 6 years ago
Damian Gjiknuri, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili bëri kallëzimin në Prokurori për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, ishte zyrtari i radhës që pyetet për çështjen. Për këtë janë arrestuar ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Aksel Qorduka dhe Albens Alite.

Ministri hyri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 17:00 të së hënës dhe qëndroi aty rreth 60 minuta. Gjiknuri u pyet si person që ka dijeni për hetimin rreth auditin e bërë nga institucioni që ai drejton, i cili ka llogaritur një dëm prej 54 milionë dollarësh në ndërtimin e kësaj autostrade. Në dalje nga organi i akuzës Gjiknuri tha se u sqaroi prokurorëve atë që është shkruar në audit.

Krimet e Rënda deri më tani kanë marrë dëshmitë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtareve të Ministrisë së Transporteve dhe Autoritetit Rrugor. U pyetën në Prokuroi edhe dy ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Gjithashtu dha sqarime edhe kreu aktual i ARRSH-së Afrim Qendro. Pritet që prokurorët të administrojnë edhe deponimet e disa personave të tjerë për këtë çështje.

Tv Klan

Recommended