Ora News - Negociatat me Greqinë, Rama: Presidenti do bëjë detyrën, procesi do përmbyllet me sukses

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë do të përmbyllet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye që BE të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz.

Në konferencën e përvashkët me Presidentin Juncer, Rama tha gjithshtu se beson se Presidenti Meta do të bëjë detyrën e tij dhe brenda prillit kur do të jepet dhe rekomandimi për negociatat, do të kemi të përmbyllur këtë proces.

Gazetari i Ora News: Presidentit Juncker, duke qenë se një nga pikat e strategjisë së zgjerimit që ju prezantuat në shkurt në Parlamentin Europian ishte shuarja e problemeve mes fqinjëve në Ballkanin perëndimor, si i shihni dhe si i vlerësoni negociatat e Shqipërisë me Greqinë për një sërë çështjesh të mbartura për shumë vite dhe veçanërisht për marrëveshjen e Detit, a po i monitoroni këto negociata? Për të njëjtin subjekt dhe kryeministri Rama, nisur nga ngërçi i brendshëm Shqipërisë për të vazhduar më tepër këto negociata nëse presidenti nuk dha plotfuqishmërinë e tij për të ecur më tej, a mendoni se në prill kur Komisioni do japë rekomandimin për negociatat do zgjidhet kjo çështje?

Rama: Së pari dua t'ju bëj një korigjim të detyruar. Të jeni të bindur që nuk kam dëshirë t'ju korigjoj por kur jam i detyruar më duhet ta bëj. Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep kushtetuta dhe autoriteti i tij, disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar për marrjen e autorizmit. Sqarimet e nënshkruara janë dhënë, janë në tryezën e presidentit, unë ju ftoj të gjithëve që ta shohim këtë proces me gjithë seriozitetin që meriton dhe le të gjejmë në shumë nga çështjet e tjera arsyen për të bërë lajm, por jo në këtë proces.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-rama-presidenti-do-beje-detyren-procesi-do-permbyllet-me-sukses