Report TV - Aksidenti në Maminas me dy të vdekur, video e përplasjes

  • 6 years ago
Report Tv siguron dy video nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, ku humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i automjetit taksi, Bujar Agalliu. Në videon e parë të fiksuar nga kamera e sigurisë së karburantit, duket automjeti taksi që vjen me shpejtësi dhe përplaset fort me bordurat. Ndërsa në këndin tjetër të kameras nr.2 të kaburantit, duken pjesët e bordurës dhe të taksisë të cilat shpërndahen në tokë pas përplasjes. Taksia është goditur nga pas nga një automjet tip "Benz" i cili lëvizte me shpejtësi dhe për rrjedhojë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si shkaktar të aksidentit policia ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin Fatjon Zhaborja me origjinë nga Tropoja i cili dyshohet se ka goditur qëllimisht taksinë ku udhëtonin dy viktimat. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin rezulton në pronësi të Dardan Gjekës, 24-vjeç nga Shkodra, i cili pretendon se ia ka shitur Fatjon Zhaborjes rreth një muaj më parë. Pas ngjarjes, Zhaborja braktisi "Benzin" dhe është larguar në drejtim të paditur, ndërsa dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër. Prej mëngjesit të djeshëm ai vijon të jetë në kërkim nga policia.