I vdiq vajza në aksident, flet nëna: U nis në Itali, punonte te shoqet

  • 6 years ago
Nëna shprehet se vajza ka shkuar disa herë në Itali dhe se nuk ka pasur probleme, por mbrëmë Elena Avdillari ishte kthyer nga policia kufitare. Elena Avdillari humbi jetën mbrëmë së bashku me shoferin e taksisë Bujar Agalliun 60 vjeç, me banim në Durrës, pasi u përplasën nga një makinë tip ?Benz? me shpejtësi mbi 140 km në orë në Maminas. Policia ka shpallur në kërkim autorin e aksidentit, Fatjon Zhaporja, nga Tropoja.

Pista kryesore e hetimit është aksident për shkak ë shpejtësisë, por nuk përjashtohet edhe goditja me qëllim e taksisë. Nëna e vajzës thotë se nuk e njoh Fatjon Zhaporjën nga Tropoja, i cili aksidentoi taksinë duke lënë dy të vdekur. E reja është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Recommended