Ora News - Mehmetaj: Ka rënë niveli i Universitetit, Nikolla: Aktet miratohen brenda shkurtit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se mungesa e akteve nënligjorëe të arsimit të lartë ka bërë që niveli i Universitetit të bjerë.

Mehmetaj gjithashtu u shpreh se kjo situatë ka bërë që Universiteti të krijojë konflikt.

Mehmetaj: Aktet nënligjore që qartësojnë funksionimin e tyre ose nuk kanë dalë ende (si përshembull akti për normat e petagogëve, akti për titujt shkencorë, Kodi I cilësisë, akti për kodifikimin e programve etj) ose nëse kanë dalë janë hartuar në kundërshtim me ligjin ose duke cënuar rëndë autonominë e universiteteve.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, ministrja Nikolla tha se aktet nënligjore janë shtyrë gjatë kohës që në zyrë ka qenë ministrja teknike dhe se këto akte do të përfundojnë brenda muajit shkurt.

Nikolla: Nuk mund të lë pa përmendur edhe largimin tim nga drejtimi i ministrisë së Arsimit për 6 muaj e cila ka shtryrë miratimin e këtyre akteve. Ne kemi plotësuar të gjitha udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe jemi duke përmbyllur edhe VKM e fundit. Mbledhja e qeverisë së kësaj jave miratoi VKM për gradat dhe titujt akademike. Ju rinformoj se edhe udhëzimi i shumëpërmendur për ngarkesat mësimore tashmë është miratuar. Pra janë vetëm 3 VKM pa miratuar nga aktet nënligjore të cilat përmbyllen brenda shkurtit. Janë realizuar 100% e udhëzimeve të ministrit, janë miratuar në masën 100% urdhërat e ministrat, rregulloret dhe urdhërat e kryeministrit"

Deputetja e LSI, Mehmetaj tha se në takimin e zhvilluar në zyrë me ministren konkluzioni ishte se kjo reformë po shkonte keq por vetë ministrja nuk pranoi ta thoshte publikisht këtë fakt.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mehmetaj-ka-rene-niveli-i-universitetit-nikolla-aktet-miratohen-brenda-shkurtit