Report TV - Kuvend, betohet deputeti i ri i Beratit Astrit Veliaj, Ruçi: Prit mos u nxito
  • 6 years ago
Seanca e sotme plenare ka nisur me betimin e deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Astrit Veliaj. Pas leximit të tekstit nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Astrit Veliaj është betuar.

Ai ka zënë vendin e Eduard Halimit, ndërsa është shoqëruar me shumë polemika në media, pasi për të marrë mandatin Veliaj hoqën dorë nga lista dy gra nga lista e PD në Berat. Ky është mandati i dytë i Astrit Veliaj në Kuvendin e Shqipërisë.
Recommended