Deputeti demokrat: Je ministri i Brendshëm i fundit i komunizmit! Ruçi: Jam krenar...
  • 4 years ago
Deputeti demokrat në Kuvend i kujtoi Gramoz Ruçit se ka qenë ministri i Brendshëm i fundit i komunizmit. "Pinjollët e sistemit drejtojnë sërish Shqipërinë, bashkëpunëtor të Ramiz Alisë. Kryetari i parlamentit nuk ndihet mirë kur i përmendet fakti se ka qenë ministër i Brendshëm i fundit i komunizmit".

Ruçi u përgjigj duke i thënë se është krenar për atë që ka qenë. "Jam krenar për atë që kam qenë dhe kam bërë, por për ta saktësuar, pluralizmi është vendosur në dhjetor të '90, diktatori u rrëzua në muajin e dytë, në 1991 dhe bashkë me të edhe qeveria e fundit komuniste, pas kësaj date u krijua një qeveri tranzicioni, që humbi i pari i vendit. Kjo është historia" tha ai.
Recommended