Rudina/ Kejvina Kthella tregon si ka ndryshuar jeta e saj pas daljes ne televizion (20.02.2018)

  • 6 years ago
Tashmë e shikojmë çdo të shtunë në mbrëmje në ekeranin e televizionit Klan, në programin ?Xing me Ermalin?. E bukur, seksi, provokuese, Kejvina Kthella duket se krahas modelingut që e ka nisur që në moshën 14-vjeçare në Itali, tashmë është kthyer dhe në një imazh televiziv.
Kthella ishte sot në studion ?Rudina?, në Tv Klan nga ku tregoi se si ka ndryshuar jeta e saj pas famës në televizion.
?Unë jam marrë me modeling por nuk është se kam qenë shumë e njohur. Jeta ime pas daljes në televizion ka ndryshuar shumë, duke filluar nga të jetuarit vetëm në Tiranë, jam larg familjes dhe gjithçka po e bëj vetë. Tani të gjithë më shohin. Më parë kur i shihja gjërat si publik më dukeshin shumë të thjeshta por tani që jam pjesë e ekranit kam kuptuar se duhet shumë punë që të dukesh gjithnjë e më mirë. Por unë po mundohem të jap më të mirën?, tha Kthella.

Recommended