Ora News - Rama ftesë biznesit italian: Në Shqipëri kemi taksa më të ulëta dhe pak burokraci

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi, për kryeministrin Edi Rama është një garanci e shtuar për investitorët e huaj.

Në forumin e biznesit Shqipëri-Itali, kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar uljen e taksave për investimet e reja.

Edi Rama: Taksat janë shumë më të ulëta dhe burokracia po ashtu. Janë dy gjëra që e bëjnë shumë të vuajë Italinë dhe që në Shqipëri nuk janë shumë të rënda.

Nga ana e tij, zv/Ministri italian i Zhvillimit Ekonomik, Ivan Scalfarotto, theksoi se Italia është furnitori i parë i Shqipërisë me mbi 3.5 mld euro investime.

Ivan Scalfarotto: Ne jemi furnitori i parë dhe klienti i parë i Shqipërisë me kuota që arrijnë rreth 30% të eksportit tonë që që kapërcejnë 50% sa i përket importit tonë.

Reforma në drejtësi edhe për ambasadorin italian, Alberto Cutillo, do të sjellë efekte pozitive.

Alberto Cutillo: Reforma presim që të tërheq më shumë investues. Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet.

Nga ana e saj, Ministrja e Shtetit Sonila Qato ka nënvizuar reformën në administratë dhe heqjen e burokracive.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-ftese-biznesit-italian-ne-shqiperi-kemi-taksa-me-te-uleta-dhe-pak-burokraci

Recommended