Report TV - Zbulohen projektet, ja si do jenë shkollat e reja që do ndërtohen në Tiranë

  • 6 years ago
Me ndërtimin e 17 shkollave të reja, themelet e të cilave do të hidhen së shpejti, Tirana do të përjetojë një revolucion të vërtetë, me godina moderne, mjedise e hapësira të bollshme për nxënësit, terrene sportive e laboratorë të mirëpajisur për zhvillimin normal të lëndëve arsimore.
Këto që shihni janë disa nga projektet e 17 shkollave të reja që do të nisin ndërtimin këtë vit, për të qenë gati në sezonin e ri shkollor 2019. Me do të kenë strukturë moderne, krejt ndryshe nga shkollat aktuale, me një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptimin për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit.

Ndërkaq, shkollat 9-vjeçare do të kenë edhe kopësht të integruar brenda tyre. Përveçse do të zgjidhin për herë të parë problemin 27-vjeçar të mësimit me dy turne, siç edhe u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj në zgjedhjet e 2015-ës, shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si ?qendra komunitare?, që do mund të shfrytëzohen edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe komuniteti rreth saj, për aktivitete të ndryshme social-kulturore, duke i dhënë asaj një dimension tjetër.

Recommended