Ora News - Atentati në Tiranë, biznesmeni u ekzekutua në distancë 5 metra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhen detaje nga vrasja e biznesmenit Memli Begalla mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake e viktimës mësohet se 64 vjeçari ka vetëm një plumb pistolete në Kokë.

Predha ka mbetur në kafkë pasi nuk ka shenja dalje dhe se viktima është qëlluar nga një distancë prej më pak se 5 metra.

Viktima dyshohet se është qëlluar me silenciator.

Burimet të cilat u referohet gazetari i Ora News Mariglen Mullai, informojnë gjithashtu se autorët kanë kaluar nga sheshi Willson me BMW të zezë.

Policia ka shoqëruar 5 persona por të gjithë kanë mohuar të kenë lidhe me vrasjen. Persona të shoqëruar për të ndihmuar për të zbuluar autorët kanë qenë dhe dy djemtë e tij.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/atentati-ne-tirane-biznesmeni-u-ekzekutua-ne-distance-5-metra

Recommended