Rama: Do të ketë një Teatër të ri Kombëtar
  • 6 years ago
Në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo, transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, kryeministri Edi Rama tha se do të ndërtohet një teatër i ri Kombëtar, dhe se pjesë e tij nuk do të jetë asnjë kullë, siç kishte deklaruar 20 vite më parë.

Drini Zeqo: Diskutimi është ndërtimi aty, përveç i godinës së teatrit, edhe i kullave të tjera...

Kryeministri Edi Rama: Kjo ka qenë një histori, ose një pjesë e historisë 20 vite më parë. Atëherë kishte shumë protagonistë dhe zëdhënës të këtij makthi, shumica prej tyre janë ndarë nga jeta dhe i kujtojmë me shumë respekt, të tjerë tashmë janë shfaqur me këtë makth. E para njëherë nuk ka një projekt të tillë. Kjo lidhet me atë që unë kam thënë dikur, dhe nuk kam thënë asgjë të panatyrshme, që fare mirë, në rast se dhe në pamundësi të shtetit për të ndërtuar një TK të ri , sepse kushton jashtëzakonisht shumë, mund të bëhet një ndërtim miks. Por nuk është ky dhe nuk do të ketë një gjë të tillë. Do të ketë një Teatër të ri Kombëtar./tvklan.al
Recommended