Report TV - Ekskluzive/Pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr
  • 6 years ago
Dhjetë gjyqtarë dhe prokurorë kanë braktisur sistemin e drejtësisë për t?i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësisë profesionale. Ditët e fundit, janë vetëlarguar nga sistemi edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla si dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Një dorëheqje e bujshme ka qenë edhe ajo e anëtares së Gjykatës së Lartë Mirela Fana, bashkëshortes së Neshat Fanës, i njohur si avokati i Sali Berishës. Një tjetër dorëheqje në nivele të larta të drejtësisë ishte edhe ajo Vladimir Kristos, po nga Gjykata Kushtetuese. Gashtë të larguarit e tjerë u përkasin gjykatave të apelit dhe të shkallës së parë.
Recommended