Lëvizjet e Prokurorisë nervozojnë PD-LSI, shtyhet firmosja e paktit mes dy partive

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka shtyrë firmosjen e marrëveshjes politike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për zyrtarizimin në letër të aleancës kundër qeverisë ?Rama 2? dhe për rikthimin e opozitës në pushtet. Shkak mësohet se është bërë arrestimet dhe hetimet e ditëve të fundit në nivele të larta.

Burime pranë Partisë Demokratike thanë për Shqiptarja.com se palët kishin avancuar drejt finalizimit të nënshkrimit të një marrëveshje politike, por gjithçka ka mbetur pezull pas lëvizjeve të fundit të Prokurorisë, të cilat kanë krijuar nervozizëm në kampin opozitar. Demokratët kanë shtyrë përcaktimin e modaliteteve të fundit të marrëveshjes politike dhe firmosjen e saj, për shkak se një gjë e tillë mund të interpretohej si një shenjë frike dhe bashkim kundër veprimit të organit të akuzës.

Recommended