Report TV - Banda e Elbasanit, Gjykata: Burg 6 të arrestuarve

  • 6 years ago
ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg gjashtë të arrestuarit si anëtarë të grupi të strukturuar kriminal. Masa e arrestit me burg është dhënë për Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo.

Gjashtë të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit "Porosia" dy ditë më parë u sekuestruan 82 kallëpe tritoli, një automjatik, një pushkë, 400 fishekë dhe rreth 1.5 kg lëndë narkotike kanabis. Grupi kriminal dyshohet i përfshirë në disa atentate me eksploziv jo vetëm në Elbasan por edhe në qytete të tjera.

Recommended