Report TV - 'S'e vrava unë'/ Gjykata 40 ditë burg të dyshuarit për vrasjen e kushëririt në Shkodër

  • 5 years ago
SHKODER-Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për Marash Arrajn, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij Lazer Arraj.

Prokurorja e çështjes Esmeralda Ndoci kërkoi këtë masë sigurie me afat për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.Në sallën e gjyqit i dyshuari nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Por gjyqtarja e çeshtjes Ermira Dedja vendosi ta lerë në burg 40 ditë sipas kërkesës së prokurorisë.

Recommended