Report TV - Reforma e ujit, Prefekti i Lezhës paralajmëron largime nga puna

  • 6 years ago
Reforma e ujit ka vënë në shënjestër punonjësit e administratës të cilët janë debitorë ndaj këtij shërbimi. Në Lezhë prefekti ka paralajmëruar se çdo punonjës që është debitor do të largohet nga puna.
Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, ka paralajmeruar për largim nga puna të gjithë punonjesit e administrates shtetërore që nuk kanë paguar detyrimet ndaj Ujësjellësit.Këtë deklarate Prendi e bëri gjatë një takimi me drejtuesit e insitucioneve në nivel qarku, ku në fokus të diskutimeve ishte reforma e ujit.

?Ai nënpunës, le më ai drejtor, por ai nënpunës që nuk ka shlyer detyrimet, nesër nuk do të jetë në punë. Kjo është shumë e qartë. Nuk është e ndershme, as ligjore, as etike, as e moralshme, që të shkojmë te qytetari, kur ne vetë nuk jemi më korrketët? ? tha prefekti.

Në te njejten linjë ka qenë edhe përfasuesi i Ministrisë së Tranportit dhe Energjisë Arben Musaj, i cili tha se shumë insitucione dhe punonjes të tyre janë debitore ndaj ujësjellasve në Qarkun Lezhë.

Recommended