Goditet grupi kriminal 5, te arrestuar ne Elbasan

  • 6 years ago
5 të arrestuar, lëndë narkotike, lëndë plasëse, municione luftarake e vlera monetare, është rezultati i një operacioni të zhvilluar në qytetin e Elbasanit.

Të arrestuarit janë Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, Kristi Maxhari, 21 vjeç, Kristian Petani, 22 vjeç, të tre banues në Pogradec; Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec dhe Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Sipas policisë, Geraldo Yzeirllarit dhe Kristi Maxharit u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe tritol.

Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kilogramë kanabis.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së Gazmor Koklës, në Gramsh, janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë, si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

"Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm", sqaron policia./tvklan.al

Recommended