Report TV - Naftëtarë e ARMO-s sërish në protestë, 16 muaj pa rroga

  • 6 years ago
Naftëtarët e uzinës së ARMO-s në Ballsh, sërish janë ngritur në potestë pasi prej më shumë se 16 muaj ata nuk kanë marrë pagat e tyre. Atyre iu ishte premtuar se kjo problematikë do të gjejë zgjidhje, por një gjë e tillë akoma nuk është bërë.

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama me datë 20 janar ka zhvilluar një videokonferencë me naftëtarët, të cilët protestojnë për të rifilluar puna dhe për të marrë rrogën e prapambetur. Naftëtarët paralajmëruan se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen për pagat e prapambetura ata do të shkojnë deri në grevë urie.

Recommended