Report Tv-Tetë muaj pa rroga, punonjësit e Ujësjellësit Selenicë në protestë
  • 5 years ago
Zona e Selenicës rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm duke filluar nga dita e premte. Shkak për ndërprerjen e ujit është mospagesa e punonjësve të ujësjellësit Selenicë të cilët nuk kanë marrë rrogën prej tetë muajsh. Janë 50 punonjës të cilët sot kanë protestuar para prefekturës së Vlorë duke kërkuar të pagat e tyre. Ata shprehen se nëse nuk marrin rrogat e tetw muajve, ditën e premte do të stakojnë popat e furnizimit.

Kemi 8 muaj pa marrë lekët dhe nuk kemi si të jetojmë më. Mendojmë vetëm të largohemi dhe të ikim, të zhdukemi. Nuk shikojmë as shtet gjëkundi dhe as një përkrahje. S?kanë e kanë fajin qytetarët, por nuk do të furnizohen më me ujë. Po nuk morëm pagat ditën e shunë, është e pamunduar që t?u çojmë më ujë.

Punonjësit
Një fond prej 40 milion lekë që është akorduar për ujësjellësin e Slenicës është bllokuar në thesar përshkak të mospagimit të energjisë elektrike dhe klimikateve që janë përdorur për klorifikimin e ujit.

Sot në mëngjes më kanë dhënë një ultimatum që do fikim pompat, për arsye të mospagesës. Sepse kam 8 muaj që i kam mbajtur varur, do i marrim sot, do i marrim atje. As prefekti nuk na ktheu përgjigje as ministria dhe lekët e bashkisë që na akorduan për likujdimin e faturavë për vitin 2018, edhe ato na i bllokoi thesari.

Punonjësit
Kërkesat e punonjësve kaën qenë të vazhdueshme, por sot ata kanë kërkuar edhe takim me prefektin, ky i fundit nuk ka denjuar ti takojë punonjësit punonjësit e ujësjellësit të cilëve nuk u janë likuiduar pagat prej 8 muajsh.
Recommended